Showbiz

“Plagosje në krye të detyrës”, Bleona rrëzohet e zhveshur gjatë xhirimeve në Los Angeles

Ende nuk dihet nëse ishte gjatë xhirimeve të klipit më të ri apo do të gostiste fansat me një set fotografik të zjarrtë por e gjithë vëmendja shkoi tek ajo që ndodhi gjatë xhirimeve.

Bleona ka postuar pak orë më parë në rrjetet sociale disa #bts, pra disa momente nga xhirimet në bulevardin “Walk of Fame”.

Këngëtarja shqiptare ishte thuajse e zhveshur teksa ecte mbi emrat e yjeve në Los Angeles duke mbuluar asetet e saj me një xhaketë të gjatë.

Në postimin e Bleonës shihet qartë një aksident i vogël teksa ishte në krye të detyës, ashtu si e ka quajtur ajo. Artistja është rrëzuar gjatë xhirimeve për shkak të takave të larta që rrëshkitën në pllaka duke e dëmtuar lehtë në gju.