Celebrities Gossip Showbiz

Plane për një fëmijë të dytë? Ja çfarë zbulon Olta Gixhari!

Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën.

Këtë herë në “Pushime on Top” ka qenë e ftuar Olta Gixhari, e cila sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” e tashmë ka nisur pushimet. E pyetur se si e shikon veten pas 10 vitesh, Olta është përgjigjur:

Olta: E përfytyroj me dy fëmijë vetëm kaq perfekt se kam dëshirë të kem dhe një fëmijë tjetër të jetë gocë akoma dhe më mirë…