Aktualitet

Po kalonte rrugën, makina përplas 10 vjeçarin në Fang të Mirditës

 

Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë, mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku fëmija po kalonte rrugën kur është marrë para nga makina që lëvizte me shpejtësi.

Mësohet se i mitur është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Vijon…