Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Po lahej në det, mbytet pushuesi në Lezhë!

Një pushues është mbytur në Tale të Lezhës. Policia informon se ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat.

Nuk dihet ende ideniteti i viktimës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.