Celebrities Gossip Showbiz

“Po mendon se ke arritur…” Majk ‘thumbon’ papritmas Don Xhonin?!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. E përpos karrierës ku me të vërtetë është shumë i suksesshëm, Majk shpesh është bërë kryefjalë e portaleve për jetën e tij private.

Teksa ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku reperët kanë mundësi të bëjnë ‘freestyle’ dhe të shfaqin talentin e tyre, duket se Majk e ka përdorur këtë për diçka tjetër. Në vargjet e tij, artisti ka zgjedhur t’i bëjë ‘diss’ një tjetër reperi super të suksesshëm edhe pse i ri në karrierë, Don Xhonit.

Në vargjet e tij ka disa fjalë ‘thumbuese’ për këtë të fundit.

Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri. Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori. Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji. Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar. Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku. 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune. 

Nuk dimë se nga ka lindur ky ‘mllef’ i Majk, megjithatë le të shohim nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga Don Xhoni.

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.