Celebrities Gossip Showbiz

“Po të ketë 5 këngë këpus kokën”, Monika nuk kursen fyerjet për Semin si këngëtare!

Nuk kanë fund debatet brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Shpesh herë zënkat mes tyre janë për gjeste të vogla, por loja e Monikës dhe Fifit duket se ka shkaktuar shumë përçarje mes banorëve.

E një dyshe që duket se nuk ka ndërmend të pajtohet është Monika dhe Semi, të cilat shpesh debatojnë apo bëjnë thashetheme për njëra- tjetrën. E së fundmi, gjatë një bisede me Fifin. aktorja nuk i ka kursyer disa ofendime ndaj Semit duke thënë se ajo nuk është ndonjë artiste.

Semi nuk është ndonjë figurë! Më fal, sa këngë ka kënduar Semi?! Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi 5 këngë sa kam un gishtërinjtë e dorës, pres kokën unë.

Nuk ka ndjekës fanatik të “Big Brother VIP” që nuk është në dijeni të debatit që shkaktoi shumë tensione brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për sherrin e bujshëm mes Semit dhe Donaldit me Ilirin. E teksa u duk se gjakrat mes tyre ishin qetësuar, ky i fundit ka nisur sërish të ketë pakënaqësi ndaj dyshes.

Në një bisedë me Monikën, Iliri nuk i ka kursyer ofendimet ndaj tyre.

Për mua çfarë nuk tha, për Ardititn, për Monikën, për Palomën. Gjithsesi më bëri mirë si periudhë pasi arrita të njoh fytyrën e vërtetë të dikujt që e konsideroja shok. Kur bëhen votimet e të preferuarve, ata të dy zgjedhin Kledin. Pse nuk votojnë njëri-tjetrin? Sepse duan që të afrojnë sa më shumë persona.