Sociale

Po vjen vala e motit të keq me shi dhe dëborë, do godasë disa qytete

Pas të ftohtit polar, që i lanë më pas vendin temperaturave të buta mbrëmjen e sotme thuajse i gjithë territori do të përfshihet nga moti i keq.

Pjesa e parë e ditës ishte nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë nga veriu për të zbritur më pas gradualisht në jug.

Reshjet do të jenë me intensitet jo të lartë, por që në pjesën e veriut, verilindjes dhe juglindjes do ia lënë vendin dëborës.

Moti i keq do të jetë kalimtar, pasi nesër pasdite qielli do të hapet. Reshjet e shiut do të rikthehen në ditën e fundit të muajit, 31 janar. Muaji shkurt do të nisë vrullshëm.

Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rënie do ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri në 13 gradë.

Era do të fryjë mestarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior duke sjelle ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.