Showbiz

Policia ndalon dasmën e motrës së Zayn Malik

Gigi Hadid uroi publikisht kunatën e saj, motrën e Zayn Malik, Waliyha dy ditë më parë, e cila i dha fund beqarisë.

Modelja 25-vjeçare, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë me ish-yllin e “One Direction” në shtator, nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e martesës. Kështu që Gigi dhe Zayn humbën rastin për të marrë pjesë në dasmë për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Mirëpo, së fundmi mediat e huaja raportojnë se dasma e motrës së vogël të Zayn u ndalua nga policia për shkelje të rregullave të COVID-19 dhe familja e saj është gjobitur nga efektivët. Rreth 40 të ftuar morën pjesë në dasmë, e cila u zhvillua në shtëpinë e motrës së Zayn, Saffa në Bradford. Qyteti aktualisht është në fazën e tretë të masave anti-Covid, ku dasmat mund të zhvillohen deri në 15 persona, por pritjet nuk lejohen.

Waliyha u martua me Junaid Khan, 24 vjeç, të shtunën në një ceremoni tradicionale islame në një xhami. Ndërsa policia ndaloi ceremoninë rreth orës 18:00 pasi u thirrën nga fqinjët.