Celebrities Gossip Showbiz

Pozon pa të brendshme, vajza e supermodeles Heidi Klum merr kritika negative!

Leni Klum, vajza e supemodeles Heidi Klum, ka shkaktuar në rrjet sërish reagime të shumta negative duke pozuar në një fotosesion sfidues. 18-vjeçarja është fotografuar pa të brendshme për revistën Flaunt. Ajo kishte veshur një triko dhe geta në formë rrjete.

Rrjetet sociale u mbushën shumë shpejt nga komentet e njerëzve që besojnë se një vajzë në moshën e saj nuk duhet të ekspozohet në këtë mënyrë. Kujtojmë që Leni dhe Heidi pozuan me të brendshme për fushatën e markës Intimissimi në fund të vitit të kaluar.

Duke shpërndarë klipin në profilin e tyre në Instagram, Intimissimi kishte shkruar:

Një histori e vetëbesimit, gëzimit të jetës dhe dashurisë mes nënës dhe vajzës. Heidi dhe Leni Klum së bashku festojnë artin e të brendshmeve italiane.

Rikujtojmë, se Heidi Klum dhe partneri i saj, muzikanti Tom Kaulitz po mendojnë të bëhen prindër. Dyshja e njohur janë të martuar prej 4 vitesh tashmë dhe diferenca e moshës nuk i ka penguar aspak ata në romancën e tyre. 49-vjecarja nuk e përjashton idenë e zgjerimit të familjes së saj dhe po mendon që të sjellë ne jetë me 33-vjeçarin fëmijën e tyre të parë. Në emisionin Jennifer Hudson, Klum u pyet nëse mendonte të kishte një fëmijë përsëri.