Presidenti kinez Xi Jinping deklaron se nuk mund të lejojnë që të shpërthejë lufta në gadishullin Korean. Kreu kinez i bëri këto komente gjatë takimit me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Më herët Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar se nuk mund të zhvillohen negociata me Korenë e Veriut derisa kjo e fundit të konfirmojë heqjen dorë nga testimet e raketave balistike.