Celebrities Gossip Showbiz

Prisni pak, Don Xhoni është martuar?! Modelja ruse merr mbiemrin e tij…

Don Xhoni është padyshim një nga reperët më të mirë dhe më në zë të momentit. Çdo projekt i ri muzikor që ai publikon arrin të fitojë miliona klikime dhe të dëgjohet kudo. Jo vetëm kaq, por reperi i hit “Make a pose” ka arritur të dëgjohet në shumë vende të botës duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm në kaq pak kohë karrierë të tij.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na shtuan dyshimet se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

E pak më parë, në një deklaratë të bërë nga Ariana në fund të shkrimit ajo ka habitur të gjithë me atë çfarë ka shkruar:

Nga Ariana Isufi (Isufi është mbiemri i Don Xhoni-t)

Jo vetëm kaq, por pas kësaj modelja ka ripostuar një fotografi të Donit duke shkruar:

I preferuari i mamasë sime

Pra, dyshja janë të martuar tanimë apo thjesht po luajnë pak me ndjekësit?

Reperi para vetëm 4 ditëve ka publikuar këngën e tij më të re “Trust me” dhe deri më tani ka afro 2.5 milion klikime. Ky projekt muzikor ka arritur të pëlqehet shumë nga ndjekësit e tij duke e sjellë Don Xhonin në ‘origjinë’ me këngët e tij ‘hip-hop’ pasi na emocionoi me këngën verore për dashurinë “Deri kur”.