Gjiganti luksoz i modës LVMH po zgjeron biznesin duke u fokusuar në Inteligjencën Artificiale, me partneritetin e saj të ri me ‘Human-Centered Artificial Intelligence Institute of Stanford University’, një institut i angazhuar për studimin, udhëheqjen dhe zhvillimin e teknologjive dhe aplikacioneve të inteligjencës artificiale të fokusuara te njeriu. Gjigandi francez i luksit dhe i modës po ecën me të njëjtin hap me ndryshimet teknologjike dhe synon të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për të përmirësuar përvojën e klientit dhe për të optimizuar operacionet e marketingut.
LVMH do të bashkëpunojë me Stanford HAI në projekte kërkimore dhe do të fokusohet në sigurinë e AI, dizajnin me në qendër njeriun, ndërveprimin njeri-kompjuter dhe modelet themelore për të zhvilluar aplikacione të reja në përvojën e klientit. Inteligjenca Artificiale do të përdoret gjithashtu në hapat e projektimit të produktit, si dhe në menaxhimin e zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit. Antonio Belloni, Drejtor Menaxhues i LVMH në një deklaratë tha se:
Inteligjenca Artificiale është një teknologji e fuqishme. Ne e njohim vlerën që mund të sjellë si mbështetje dhe plotësim për talentin, emocionet dhe krijimtarinë njerëzore, të cilat janë në zemër të maisonëve tanë. Ne jemi krenarë që jemi partnerë me Stanford HAI në përpjekjet tona për të mësuar se si të shfrytëzojmë dhe menaxhojmë potencialin e inteligjencës artificiale.
Një nga objektivat kryesore të Institutit Standford HAI është përdorimi korrekt i Inteligjencës Artificiale me në qendër njeriun për të pasur ndikime pozitive tek njerëzit.