Showbiz

Publikohet klipi i këngës “Godzilla”, Eminem tribut për reperin e ndjerë Juice WRLD

Ditën e kaluar reperi i famshëm Eminem publikoi klipin e shumëpritur të projektit të tij më të ri muzikor “Godzilla” që u mirëprit menjëherë nga fansat.

Ajo çfarë u vu re menjëherë ishin skenat e alter-egos së tij që shpeshherë janë komentuar edhe nga fansat. Në fund të klipit 47-vjeçari i emocionoi të gjithë pasi i bëri tribut reperit të ndjerë Juice WRLD.

“Në kujtim të Jarad “JUICE WRLD” HIGGINS…do të mbahesh mend përgjithmonë. Do të të duam përgjithmonë. Ti do të jesh mes nesh përgjithmonë. Faleminderit që ndryshove botën. 999 përgjithmonë” -shkruhej në fund të klipit të “Godzilla”.

Kujtojmë se Juice WRLD humbi jetën në moshën 21-vjeçare pas një mbidoze.