Showbiz

Publikohet traileri i Batman, ja mendimi i fansave për Robert Pattinson në rolin kryesor

Ditën e kaluar është publikuar më në fund traileri i serisë së re të The Batman, ku në rolin e superheroit është Robert Pattinson.

Që në momentin kur është përzgjedhur për këtë rol, publiku ka patur qasje të ndryshme sa i përket britanikut në këtë rol.

Megjithatë duket se shumica ka ndryshuar mendim që pas publikimit të trailerit. Edhe pse filmi del vitin e ardhshëm, traileri u vodh dhe u publikua fshehurazi nga një person anonim dhe kjo detyroi kompaninë ta publikonte atë zyrtarisht.

Sakaq, të gjithë mendojnë se Robert Pattinson në të gjithë kuptimin e fjalës ‘e ka qarë’ rolin e Batmanit duke e kthyer atë në origjinën e tij ku superheroi lufton të keqen por pa vrarë asnjë personazh tjetër.