Celebrities Film & Tv Showbiz

Publikohet traileri i dokumentarit mbi vdekjen misterioze të Brittany Murphy!

Një dokumentar i ri do të publikohet bazuar në të kaluarën e dyshimtë të bashkëshortit të Brittany Murphy, Simon Monjack, i cili vdiq në mënyrë misterioze disa muaj pasi aktores. Dokumentari do të transmetohet në HBO Max më 14 Tetor dhe mban titullin “What happened, Brittany Murphy?” (çfarë ndodhi, Brittany Murphy?).

Ai fokusohet në ditët e fundit të yllit të Hollywood-it para vdekjes së saj tronditëse dhe sidomos në marrëdhënien e saj me skenaristin britanik, Monjack. Regjisorja e dokumentarit, Cynthia Hill tha për “People” se:

Ai ishte një individ i frustruar i cili ishte mësuar të mashtronte njerëzit dhe Brittany ishte një nga viktimat e tij të fundit.

Programi përmban intervista me nënën e Monjack, Linda dhe vëllain, James, si dhe ish të fejuarën e tij Elizabeth Ragsdale, e cila pretendon në dokumentar se ai e la atë shtatzënë dhe e braktisi. Murphy vdiq në moshën 32-vjeçare në shtëpinë e saj në Hollywood Hills në dhjetor të vitit 2009. Mjeku ligjor në Los Anxhelos e përcaktoi vdekjen e saj si aksidentale dhe rezultat i pneumonisë, anemisë dhe kombinimit të shumëfishtë të drogërave të liçensuara.

Në maj të vitit 2010, Monjack, burri i saj prej dy vitesh, u gjet i vdekur në të njëjtën shtëpi, të cilën ata e ndanë me nënën e Murphy, Sharon. Autoritetet ia atribuan vdekjen e 40-vjeçarit pneumonisë akute dhe anemisë së rëndë, duke shtuar se ilaçet nuk ishin një faktor kontribues. Vdekja e Murphy ndezi teori konspirative dhe kritika ndaj Monjack. Para se të vdiste, ai tha në një deklaratë për “RadarOnline” se:

Si njeriu më i keq në Amerikë, shpresoj që njerëzit të kuptojnë se nuk duhet të besojnë asgjë që dëgjojnë dhe lexojnë dhe unë e dua gruan time sot aq shumë sa edhe ditën kur u martova.

Ndërkohë, 10 vite pas vdekja së aktores, i vëllai i saj ka bërë një deklaratë publike që i ka shokuar të gjithë. Bertolotti u shpreh se kishte 10 vite që po mblidhte fakte mbi shkaqet e vdekjes së motrës së tij dhe ishte i bindur se ajo ishte vrarë barbarisht. Atij i dukej shumë i dyshimtë fakti se edhe bashkëshorti i Brittany, Simon Monjak, vdiq pak pas saj nga të njejtat shkaqe duke theksuar se ndonjëherë një aktore ka më shumë vlerë e vdekur sesa e gjallë. Ai së bashku me babain e saj  bënë analizat dhe testet e flokëve që nxorrën nivele të larta të metaleve të toksike duke përfshirë barium që përdoret në disa helme miu.