Showbiz

Publikon librin autobiografik, Demi Moore flet për herë të parë për 3 martesat e dështuara

Ka pak kohë që ajo ka publikuar librin e parë autobiografik ndërkohë që për New York Times, aktorja Demi Moore ka zbuluar se për çfarë bën fjalë.

Në librin “Brenda dhe Jashtë” të gjithë do të kenë mundësinë të njohin Demin e vërtetë dhe jetën e saj të vështirë që kur ishte fëmijë.

Ajo është rritur në një familje ku nuk mungonte dhuna fizike ndërkohë që mamaja e saj drogohej çdo ditë. Në moshën 16-vjeçare Moore u arratis nga shtëpia dhe u martua me rrokerin Freddy Moore.

56-vjeçarja rrëfen detaje edhe 3 martesat e saj të dështuara, ajo më Freddy nga viti 1980 në 1984, e dyta me Bruce Willis nga 1987 në 2000 dhe ajo më e përfolura me Ashton Kutcher nga 2005 në 2013.

Gjatë martesës me Kutcher, Demi pësoi edhe një abort spontan në muajin e 6-të të shtatzënisë. Edhe pse ata u munduan sërish të kenë një fëmijë, e gjitha ishte pa sukses.