Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. E lindur në vitin 2006, Suri Cruise është vajza e aktorëve të Hollywood-it Tom Cruise dhe Katie Holmes dhe tani ajo është bërë një personazh i famshëm më vete. Ndërkohë është raportuar se lidhja e saj me aktorin e njohur është praktikisht inekzistente. Një burim i brendshëm për Daily Mail u shpreh se së fundmi se:

Suri nuk e njeh më babanë e saj dhe nuk ka kaluar kohë me të për një dekadë. Ajo nuk shkon për të parë filmat e tij dhe ai nuk bën pjesë në jetën e saj.

2. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, thuhet se është në prag të ndarjes nga Georgina Rodriguez, me të cilën është në një lidhje prej disa vitesh. Fillimisht ishte gazeta gjermane “Bild” që shkruante se, çifti i famshëm kishte probleme në marrëdhënien e tyre. U tha se Ronaldo ishte lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë. Nëse ndodh ndarja, Cristiano Ronaldo mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro. Këto para korrespondojnë me 35% të pasurisë së Ronaldos.

3. Çfarë e bën një punë të mirë … të mirë? Kjo është pyetja që po bën ish-presidenti Barack Obama në serialet e tij të reja dokumentare të Netflix, “Working: What We Do All Day”. Seriali me katër pjesë, i rrëfyer nga Obama, “eksploron mënyrat në të cilat ne gjejmë kuptim në punën tonë dhe se si përvojat dhe betejat tona na lidhin në një nivel njerëzor”, sipas një përshkrimi të Netflix të projektit.

4. HBO Max ka publikuar trailerin e sezonit të dytë të serialit “And Just Like That“, rivazhdimi i suksesshëm i “Sex and the City”. Kompania gjithashtu njoftoi se seriali do të shfaqet premierë në qershor, pa njoftuar ende datën specifike. Në trailerin e publikuar së fundmi, shohim ish të dashurin e Carrie, Aidan (John Corbett) të shfaqet para këmbëve të saj.

5. Bruce Willis dhe Demi Moore janë bërë së fundmi gjyshër për herë të parë. Dyshja, të cilët ishin të martuar nga viti 1987 deri në 2000, kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin që nga ndarja dhe familja mblidhet rregullisht gjatë festave të ndryshme. Moore dhe Willis kanë dy vajza të tjera, Scout Willis dhe Tallulah Willis dhe Willis ka dy fëmijë të tjerë me Heming, Mabel Willis dhe Evelyn Willis.