Health & Beauty Lifestyle

Punët që duhet t’i shmangni me patjetër gjatë pritjes së ëmbël!

Nëse jeni në një pritje të ëmbël ka disa punë shtëpiake që duhet t’i shmangni pasi mund të rezultojnë të jenë të rrezikshme, si për ju ashtu edhe për fetusin tuaj në zhvillim. Një nga këto punë është të pastroni shtëpinë me produkte me kimikate të forta. Produktet e pastrimit që përmbajnë kimikate mund të jenë shumë të dëmshme për shtatzëninë tuaj. Nëse duhet të përballeni me furrat dhe tualetet e pista gjatë shtatzënisë, kërkoni alternativa.

Mundohuni t’i pastroni me përbërës natyralë si uthulla e bardhë, sodë buke apo limon. Mos ngrini pesha. Është shumë e rëndësishme të kufizoni peshën që ngrini gjatë shtatzënisë dhe të shmangni çantat e rënda. Mos mbani çanta të rënda për blerje nga supermarketi ose mobilje nëpër shtëpi. Sa më i madh të jetë barku, aq më shumë sforcohet në pjesën e poshtme të shpinës dhe lëndimi i shpinës është gjëja e fundit që ju nevojitet.

Kërkojini bashkëshortit tuaj, fëmijëve më të mëdhenj, miqve ose të afërmve t’ju ndihmojnë. Mos ngjitni shkallët për të hequr pluhurin. Gjatë shtatzënisë përpiquni të mos bëni punë që kërkojnë ngjitje si pastrimi i perdeve. Gratë shtatzëna janë të ndjeshme ndaj rrëzimeve dhe ndikimi mund të jetë i rrezikshëm. Mos qëndroni në tavolina, stola apo edhe shkallë të ulëta.

Ndërkaq, rikujtojmë se një përbërës i cili gjendet në 80% të kozmetikës mund të jetë shumë i rrezikshëm gjatë periudhës së shtatzënisë. Gratë shtatzëna duhet t’i kushtojnë vëmendje produkteve kozmetike që përdorin. Sipas studiuesve, disa prej tyre përmbajnë përbërës shumë të rrezikshëm. Ato i japin forcë dhe elasticitet plastikës, ngjyrë dhe aromë kozmetikës dhe gjenden në pëlhura, materiale ndërtimi dhe objekte të tjera të përditshme.