Bota

Pushuesit britanikë i shpëtojnë mrekullisht vdekjes nga rënia masive e shkëmbinjve në bregun e Dorset!

Një moment i frikshëm dhe gati i pabesueshëm është regjistruar së fundmi kur pushuesit britanikë i shpëtojnë për mrekulli vdekjes, kur një pjesë e një shkëmbi 150 metra u shkatërrua pikërisht para tyre duke i mbuluar me pluhur. Pamjet dramatike treguan tre persona duke qëndruar në rërë në West Bay, afër Bridport në Dorset, ndërsa faqja e shkëmbit ranor filloi të shkërmoqet.

Një burrë i veshur me një bluzë portokalli duket se po bën fotografi të vendit të trashëgimisë botërore, ndërsa balta dhe gurët fillojnë të bien poshtë. Një pjesë e shkëmbit papritmas fillon të thërrmohet, ndërsa mbeturinat bien në det dhe mbulojnë tre njerëzit që ishin aty afër me pluhur ndërsa fillojnë të largohen me shpejtësi. Videoja prej 23 sekondash u shpërnda në faqen e Këshillit të Dorset në Facebook dhe deri tani  ka tërhequr më shumë se 60 komente dhe 280 shpërndarje.