Sociale

Pushuesit e Shëngjinit kthehen në heronj!

Shëngjini njihet për detin e tij paksa të rrezikshëm dhe këtë herë ka ndodhur një ‘event’ tjetër. Disa persona ishin shumë afër mbytjes pasi po notonin kur papritur nisën dallgë të mëdha e të fuqishme. Reagimi i pushuesve duket se ishte i menjëhershëm pasi ata u bashkuan duke ndihmuar personat që ishin të pashpresë në mes të detiti.
Në vendin e ngjarjes ishte dhe një infermier nga Kosova, Fitim Havolli, i cili zbuloi se në rrezik mbytje ishin 9 persona.
Pas ndodhisë ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook ku tregonte detaje mbi çfarë kishte ndodhur. Pushuesit ishin kapur dorë me dorë dhe me litarë gjithashtu për të nxjerrë familjarët e tyre që rrezikonin jetën nën ujë. Ai u shpreh se ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithë pushuesve.
Fitimi tregoi se ishte shumë i lumtur që së bashku me shokët e tij bënë një organizim të tillë për qëllime humane.

Sot me 05.08.2021.E falenderoj njërn nga pushueset për këtë video,Sot nga dallgët dhe rrymat e fuqishëme të detit në njërën nga pllazhat e Shqipërisë,po mos të u organizojshëm si në video, rreziku ishte të humbshin jetën nëntë pushuesë.Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë me litarë nga gjithë pushuesit arritëm t’i nxerrim të gjallë familjarët e atyre që veq e kishin humbur betejën në raport me ujin.Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushuesëve!Moment ky që tregon shumë ,kur je i bashkuar dhe ke qëllim të mirë gjithmonë je fitues.Jam shumë lumutur që bashkë me disa shokë bëm një organizim të tillë për qëllime humane, meqenëse ishte edhe pak rrezikt asnjë nga pushuesit nuk hezituan!

Posted by Fitim Havolli on Thursday, August 5, 2021