Bota

Putin siglon ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve rusë!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin firmosi ligjin që mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien e zyrtarëve rusë.
Aty përfshihen ndëshkime për personat që zbulojnë të dhënat personale të zyrtarëve të sigurisë ose të afërmve të tyre. Dënimet variojnë me burg, arrest shtëpie, punë të detyruar dhe gjoba deri në pagesë 18 mujore.

Ligji mund të dekurajojë lëvizje të tilla si ajo e aktivistit dhe kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili përmes organizatave të tij ka publikuar të dhëna rreth pronave e fshehta, të lidhura me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Putinin e ish-presidentin Dmitry Medvedev.

Publikimi “Pallati i Putinit” mori mbi 100 milionë shikime në YouTube.

Fondacioni Kundër Korrupsionit i Navalny-t u shpall “ekstremist” nga një gjykatë në Moskë. Vetë Navalny po mbahet në burg pasi u arrestua kur u kthye nga Gjermania ku u trajtua në një spital të Berlinit për shkak të helmimit me agjent nervor që përdoret për qëllime ushtarake. Për helmimin në Rusi, akuzoi presidentin por Kremlini i hodhi poshtë akuzat.

Autoritetet ruse kanë përshpejtuar hapat kundër lëvizjes së Navalny-t para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.