Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Pyes veten a kam qenë vërtetë i dashuruar”/ Olsi Bylyku tregon arsyen e ndarjes nga Egli Tako!

Olsi Bylyku, në një rrëfim për ish-partneren e tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, u shpreh se marrëdhënia që krijoi mund të ketë qenë e nxituar. Teksa bisedonte me Elvisin dhe Albin, aktori tha se mund të ketë pasur një pëlqim të fortë, por nuk është i sigurt nëse ka qenë i dashuruar me Egli Takon.

Unë kam pasur një familje shumë të edukuar nga kjo pjesë. Që nga momenti i parë që i kam thënë do të ndërtoj një familje, më kanë thënë që nëse e vendos… E vetmja gjë që jam pishman me prindërit e mi është kjo gjë, marrëdhënia që nuk arrita ta kem me sukses. Se në karrierë jam munduar të jem korrekt, edhe nga ana e moralit… por pjesa e marrëdhënies ishte e vetmja gjë që familja ime thoshte me shaka që nëse hyn gocë këtu, nuk del më. I kam kërkuar edhe falje, kam thënë që jam nxituar, por edhe unë doja të njihja veten. Këtë fushë nuk është se e kemi provuar disa herë. Unë isha me idenë që kjo është partnerja ime. Por ndoshta edhe ne vetë duhet të njihnim veten para se të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira, nga momenti. Sot them me vete a kam qenë i dashuruar apo nuk kam qenë i dashuruar, ndoshta ka qenë deri diku pëlqim i fortë, por jo ajo dashuri.

Olsi foli edhe për arsyen e ndarjes.

Unë e shikoja që isha më i dhënë se sa duhet, sa vinte po më kalonte koha duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte. Vërtetë që nuk ka ndodhur asgjë konkrete, asnjë arsye. Thjesht ishte diçka e mbledhur, ndoshta për një vit rresh diskutohej çfarë do të bëjmë. Kur njoha një partnere tjetër para pak kohësh, thoja a thua do të ketë person që do ta ketë ndjenjën njësoj, pa u ndikuar nga ana marrëdhënie.