Aktualitet

Qarku i Kukësit zbardhet nga dëbora, nuk raportohen probleme

Rënia e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në qarkun e Kukësit. Trashësia e saj në zonat 800 metra mbi nivelin e detit arrin në 5 centimetra, ndërsa nuk raportohen problemet në rrugët nacionale që lidhin fshatrat me zonat urbane. Emergjencat Civile thonë se janë në terren dhe po punojmë për mbarëvajtjen e situatës.

Njoftimin i Emergjencave Civile:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 03.02.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësinë mbi 800 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 5 cm. Tani në këto momente situata e kohës është e qetë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.