Showbiz

Qëllohet me armë zjarri, ndahet nga jeta reperi i njohur

Reperi i hitit të vitit 2015 “Moolah”, Young Greatness ka humbur jetën pasi është qëlluar në New Orleans.

34-vjeçari i ndjerë ishte duke darkuar në një restorant ku 2 persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar ndërkohë që ai ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes në spital.

Identitetin e tij e kanë konfirmuar mjekët ndërsa sa i përket personave përgjegjës për krimin, ata janë ende në kërkim nga autoritetet përkatëse.

Young Greatness emri i vërtetë i të cilit ishte Theodore Jones ka arritur mbi 30 milionë shikime në Youtube me hitin e tij “Moolah”.