Showbiz

Queen dhe Adam Lambert do të publikojnë albumin e parë me performancat e tyre live

Ata kanë performuar për herë të parë së bashku në vitin 2009 në një episod të “American Idol” dhe që prej asaj kohe, Adam Lambert u bë pjesë e pandashme e Queen.

Edhe pse askush nuk mund ta zëvendësojë legjendarin Freddie Mercury, Lambert është përshtatur mjaft mirë me të gjithë pjesëtarët e Queen.

Së fundmi ata do të publikojnë albumin e tyre të parë me performancat më të bukura live ndër vite. “Queen + Adam Live Around the World” do të ketë më shumë se 20 këngë dhe klipe të shkëputura nga 200 performancat e tyre live.

I gjithë albumi do të jetë një rikrijim i “Live Eid” i festivalit të madh të vitit 1985 ku ka performuar Queen. Festivali asokohe ndihmoi në mbledhjen e fondeve për të luftuar zjarret masive në Australi.