Aktualitet Politikë

Rama: Dikasteret, por edhe bashkitë tona janë të arritshme nga oferta e korrupsionit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe Partia që ai drejton ende nuk e ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit.

Sipas kryeministrit Rama, pagat e larta të organeve të drejtësisë është një anomali, por e bërë me vetëdije për të fuqizuar luftën kundër korrupsionit.

Rama po ashtu pranoi që edhe dikasteret qendrore apo bashkitë janë të arritshme nga oferta e korrupsionit, madje ndonjëherë edhe gjunjëzohen.

“Drejtuesit e organeve të drejtësisë qëndrojnë në majë të pagave të shtetit. Vetë fakti që sot prokurorët dhe gjykatësit janë individët më të paguar përben një anomali absolute. Ne e kemi krijuar këtë anomali me vetëdije të plotë për të fuqizuar përpjekjen anti korrupsion me një armë të re ofensive që Shqipëria nuk e kishte më parë

As korrupsioni nuk është mundur ende si një fenomen shqetësues as forca jonë qeverisëse nuk e ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit.

Edhe pse kemi pastruar jo pak nga kanalet e vatrave kancerogjene, ka shumë akoma për të pastruar edhe brenda vetë partisë tonë mbetet shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit

Dikasteret tona qendrore dhe institucionet e varësisë, bashkitë dhe agjencitë e pavarura, përfshirë mediat, biznesin dhe pushtetin gjyqësor janë të arritshme nga oferta e korrupsionit. Janë të prekshme nga duart e korrupsionit dhe nganjëherë janë të gjunjëzuar ndaj korrupsionit.

Korrupsioni mori terren të jashtëzakonshëm në 23 vitet e para. Shtet bërja ecte me hapat e breshkës ndërsa korrupsioni me hapat e breshkës”, tha Rama.