Aktualitet Politikë

Rama nga Shkodra: Rritja e pagave për punonjësit, do ndahen në dy nivele…

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes që pati me kryebashkiakët dhe ministrat në Shkodër tha se do të ketë një riorganizim të bashkive sa i takon pagave të punonjësve.

Kreu i qeverisë tha se do të ketë vetëm 2 nivele nga 5 që kanë qenë përsa i takon pagave, duke theksuar se kjo do të bëjë që bashkitë të kenë mundësi të punësojnë specialistë me paga të konsiderueshme.

“Kemi diskutuar për një sërë temash me rëndësi, të cilat përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit, të anëtarësimit në BE. Pasi është një proces që siç e kam thënë, nuk do duhet të mërziteni kur e përsëris, shpesh kërkon angazhimin, këmbënguljen dhe rezultat nga të gjithë, jo vetëm qeveria. Nuk integrohet qeveria në BE, por Shqipëria.

Është një punë e rëndësishme e qeverisë si parlamentit, procesi gjyqësor, sektori privat, medias etj. Jemi në nevojën e madhe të rritjes së ritmit të përshpejtimit të procesit të modernizimit të procesit të qeverisjes dhe rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor.

Ministri i pushtetit vendor ka bërë një parashtrim, si momenti i zbatimit të reformës adm territoriale. Tregoi qartë që ka qenë gjëja e duhur. Kemi disa sfida me rëndësi, kemi sfidën e përafrimit të performancës së njësive të procesit vendor me mbështetje nga qeveria, sfidën e mesatareje të arsyeshme të performancës në të gjitha bashkitë, pasi ka nivele të ndryshme, por me diferenca të forta. Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive, sepse janë të ndara në 5 nivele, duke u bazuar te nr i banorëve. Ne do të kalojmë në dy nivele dhe do bëjmë një rritje të pagave, me mundësitë e shpërblimit të punonjësve, në mënyrë që ajo që sot po përjetojnë një pjesë e bashkive, kryesisht ato më të vogla.”, tha Rama.