Politikë

Rama: PD nuk do shtet

Dy ditë pas aktit të paprecedentë të bllokimti të tregut të karburanteve nga kompania që ka monopolin e markimit, kryeministri Edi Rama tha se qeveria ndodhet në pozicion të vështirë në arbitrazh, përballë kontratave konçensionare të qeverisë Berisha. Këto kontrata ai i cilesoi si tradhëti ndaj popullit dhe vendit. Në keto kushte, tha Rama, Berisha tani bën thirrje për revolucion, për të mos lejuar ndërtimin e shtetit.