Aktualitet Politikë

Basha president?! Rama: Mund të bëhet president me votat e kësaj shumice, aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oscar.

Duke nënvizuar se i ka numrat për ta zgjedhur edhe vetëm Presidentin e Republikës, Kryeministri Rama u shpreh sot se negociatat do të bëhen me çdo individ, apo ‘copë dhe çikë’, siç e quajti nga pala tjetër, opozita.

“Do të jetë një kongres me një kontekst të jashtëzakonshme, ndryshe nga çdo kongres tjetër në funksion të një hapjeje të gjerë dhe të një adresimi të atyre që janë çështjet më të rëndësishme të këtij momenti të vështirë. Do të kemi jo vetëm ata që do të flasin në emër të lidershipit të partisë por të gjithë deponimin dhe po bëjmë atë qe duhet për të pasur të ftuar dhe të përfshihen në debatet tona në kërkim të një gjallërimi të debatit jo vetëm brenda familjes tonë politike. Problemi ynë më i madh vetvetja, kundërshtarët janë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston.  Kemi një skuadër të mandatuar për të hapur një kanal komunikimi me forca grupe dhe individë në parlamentin  e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, që është me copa dhe çika. Kemi hapur një proces të brendshëm, kemi për herë të parë që PS i ka votat dhe nuk jemi të varur nga të tjerë”, tha Rama.

Lulzim Basha president?

Rama: Mund të bëhet president i Republikës me votat e kësaj shumice, aq sa Berisha mund të fitoj çmimin Oscar.