Aktualitet Politikë

Rama pret në kryeministri kandidatin e PS për president, Begaj: Do të jem në lartësinë e duhur!

Kryeministri Edi Rama ka takuar kandidatin për president të socialistëve Gjeneral Bajram Begaj, vetëm pak pasi u bë publike po nga vetë kreu i qeverisë shqiptare

Rama: Sot kemi pasur një diskutim në kryesi shumë të gjatë, me shumë kandidatura dhe në fund ramë dakord që ishe kandidatura e duhur për ta normalizuar dhe për të institucionin e presidencës. Ju falenderoj që ju nuk shfaqët refuzim, por pranim do të jetë nder për ne që tu japim votën dhe të zgjidheni zyrtarisht president i republikës.

Begaj: Faleminderit kryeministër është vlerësim shumë i madh të jem president. Do të jem në lartësinë e detyrës. Janë të dyja profesion shumë të mira shumë të përkushtuara. Nëse do të votohem do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet.

Rama: Ne kemi bindjen se ju do të jeni në lartësinë e kësaj detyre. Të gjithë ato që morën fjalën folën me respekt dhe bindje që ju do të bëni më të mirën në atë detyrë. Uroj që të jeni deri në fund besnik ndaj shtetit. Ju do ta merrni shpejt

Begaj: Do të përpiqem të jem i duhuri. Vij nga mjekësia, edhe këtë detzrë, nëse do të votohem në parlament do të ndihem i lumtur

Rama: Ne e kemi bindjen që ju do të jeni, në lartësinë e asaj detyre. Unë dua tju uroj që të keni deri në fund besnikërinë që ju karakterizon ndaj shtetit, ligjit dhe humanizmit.