Sport

Real Madrid nuk fshihet, i vendos kufijtë Kylian Mbappes…

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar. Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka marrë tashmë oferta nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por ende nuk ka vendosur se ku dëshiron të luajë verën e ardhshme.Real Madridi e di se ka një kufi dhe do ta respektojë atë. Klubi mbretëror, krahas kërkimit të suksesit sportiv, vendos si objektiv prioritar mos rrezikimin e të ardhmes ekonomike të institucionit dhe ruajtjen e një rregulli minimal në dhomat e zhveshjes, pra që askush të mos jetë mbi grupin ose të paktën në një situatë që mund të prishë harmoninë e ekipit.

Këtij rregulli nuk i shpëton as Kylian Mbappe dhe askush tjetër. Këtë mund ta dëshmojnë Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe shumë të tjerë. Strategjia e Real Madridit nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të hesht nga jashtë, megjithëse brenda tashmë është folur për sulmuesin e PSG-së dhe të ardhmen e tij të mundshme. Pa qenë në gjendje të japë shifra për një ofertë të supozuar që Real Madridi mund të bëjë pasi rruga të jetë plotësisht e qartë, ajo që gazeta Marca mund të sigurojë është se Mbappe, do të marrë një ofertë të rëndësishme në të njëjtin nivel me më të mirët e Real Madridit aktual. Ai do të duhet të heqë dorë nga shumë para që merr aktualisht në PSG dhe të dijë dhe të pranojë se klubi është mbi gjithçka dhe mbi të gjithë.