Botë e Çuditshme

Realizon modele flokësh të pazakonta te kafshët, i riu merr kritika në rrjet!

Kujdestari brazilian i qenve Gabriel Feitosa është bërë kryefjala e rrjetit, pasi shumë njerëz po debatojnë për transformimet e tij të pazakonta të qenve. Ai realizon modele flokësh të pazakonta te kafshët dhe i poston në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve të tij.

Edhe pse parukieri vazhdimisht tregon se përdor vetëm ngjyra natyrale që nuk janë të dëmshme për qentë dhe se kafshët shtëpiake nuk vuajnë fare gjatë dhe pas prerjes së flokëve, njerëzit më së shumti janë të tmerruar nga puna e tij. Shumë njerëz edhe më të indinjuar ndaj pronarëve që dërgojnë qentë e tyre në një trajtim kaq të çuditshëm.