Celebrities Showbiz

Rebel Wilson sapo na dha disa doza motivimi me fotografitë e saj të fundit!

Aktorja e njohur, Rebel Wilson sapo ka mbaruar xhirimet e filmit të saj më të ri që do të transmetohet në Netflix, i titulluar “Senior Year” dhe po shijon pushimet e saj në maksimum. Tani që ajo përfundoi zyrtarisht komedinë e saj të fundit, ylli po merr pak kohë për të shijuar momentin me miqtë e saj.

Rebel postoi një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” e veshur me rroba banje të zeza, syze dielli dhe një kapele. Menjëherë, fansat e Rebel komentuan duke e komplimentuar aktoren për paraqitjen e saj të mrekullueshme dhe shumë sensuale. Rebel ka qenë duke qendruar në Itali disa ditë më parë dhe ka eksploruar qytetin e bukur të Romës.

Aktorja Rebel Wilson thotë se kurrë nuk është ndjerë më mirë pasi ndoqi një rutinë të qëndrueshme gjatë udhëtimit të saj për humbjen e peshës. Komediania 41 vjeçare ka folur rreth ‘vitit të saj të shëndetshëm’ dhe tha se ishte ecja e rregullt dhe jo stërvitjet serioze, ka qenë ajo që e ka ndihmuar të humbiste plot 30 kilogramë. Ajo zbuloi se ‘ecja e vazhdueshme’ ishte në të vërtetë një komponent kryesor për humbjen në peshë dhe e ndihmoi atë të hiqte yndyrnat e panevojshme trupore. Ajo është shprehur rreth transformimit të saj:

Unë kurrë nuk e mendova këtë. Unë po afrohesha në të 40-at e mia dhe po mendoja të ngrija vezët, kur ekspertët më thanë se sa më e shëndetshme të isha aq më mirë mund të shkojë procesi.

Rebel shton se ndonjëherë pendohet se përse nuk i kushtoi rëndësi shëndetit më herët.

Thjesht nuk ishte primare.

Duke qenë se u fokusua tejet shumë në ‘vitin e saj të shëndetshëm’, Rebel përfundimisht arriti peshën e saj të synuar prej 74 kilogramëve deri në fund të vitit 2020.