Celebrities

Refuzon të vaksinohet, i dashuri i Dua Lipës zbulon arsyen

Ata janë një ndër çiftet më të përfolur të showbizit që gjithëkund shfaqen bashkë. Bëhet fjalë për Dua Lipa dhe Anwar Hadid i cili së fundmi i ka bërë një deklaratë që nuk është pritur dhe aq mirë nga ndjekësit.

Përmes një pyetsori në Insta Story, modeli dhe vëllai i vogël i Bella dhe Gigi Hadid tha se nuk do t’a marrë vaksinën anti-COVID. Sigurisht i pyetur nga fansat ai tha se nëse infektohet dëshiron që të krijojë antitrupa që të luftojnë virusin sesa thjesht ta bllokojë atë nëpërmjet vaksinës!

“Ose thjesht nuk e kuptoj, ose e kuptoj dhe mendoj se shërohem prej tij me dëshirë të Zotit. Preferoj të marr antitrupa në mënyrë natyrale sesa ta bëj këtë proces në mënyrë jo të natyrshme. Trupat tanë janë bërë nga krijuesi për të bërë shumë më shumë sesa mendojmë. ”

Po ju çfarë mendoni për deklaratën e tij?!