Aktualitet

Regjistrimi i automjeteve rrugore, nga sot procedurë e re!

Për herë të parë nga sot, në vendin tonë do të ketë një procedurë të re për regjistrimin e mjeteve rrugore, duke eleminuar kohën e pritjes dhe kostot e tepërta për qytetarët e subjektet. Lehtësirat të cilat ofrohen nga DPSHTRR, u rikujtuan për qytetarët nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, mbi përfitimet e këtij shërbimi.

Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!

I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit! Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë! Falë sistemeve të reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave, si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, kostove dhe burokracive, nga data 24 Janar 2022, DPSHTRR njeh:

-Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze

-Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE

-Të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV)

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/687364399097954