Aktualitet

Regjistrohet viktima e parë pas 32 ditësh, sërish rritje e rasteve me COVID!

Regjistrohet pas 32 ditësh viktima e parë me COVID-19 në vendin tonë! Ndërkaq janë 30 raste të reja në 24 orët e fundit!

“14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë”.

Në njoftimin e bërë nga Ministria shkruhet se vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, ndërsa aktualisyht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 17 pacientë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin për të gjithë qytetarët që të vaksinohen ndaj COVID-19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 17 pacientë.