Celebrities Gossip Music Showbiz

Rekordi më i ri në industrinë e muzikës botërore vjen nga DJ Regard!

Artisti, DJ dhe producenti i mirënjohur në tregun ndërkombëtar, DJ Regard, së fundmi ka shitur katalogun e tij muzikor me vetëm pesë projekte muzikore për katër milionë e 500 mijë dollarë dhe me këtë ka bërë të arrihet rekordi më i ri në industrinë e muzikës botërore. Kështu ai ka kaluar Justin Bieber, Dr.Dre, Calvin Harris, Taylor Swift e shumë artistë të tjerë të famshëm e më ndikim të madh në skenën muzikore botërore.

Sipas menaxherit Hajriz Bajrami, i cili është drejtor i kompanisë me seli në Kosovë, ‘LEAF Management’, që po ashtu menaxhon Regardin, Era Istrefin, Drop G dhe disa artistë të tjerë, kjo marrëveshje ishte sfidë më vete si pasojë që negocimi i kësaj marrëveshje ka zgjatur për tetë muaj. Justin Bieber nga ana tjetër shiti katalogun e tij muzikor në janar të vitit 2023 me vlerë prej 660 mijë eurosh për një këngë.

Artisti nga Ferizaj, DJ Regard po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën muzikore ndërkombëtare. Ai u fut në listën e 100 artistëve me ‘Këngët Më Të Mira Të Vitit 2020’ dhe kjo falë suksesit në bashkëpunimin muzikor me artisten britanike, Raye. Rikujtojmë, gjithashtu se në “NRJ Music Awards”, DJ Regard u nominua në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”. Emri i tij renditet në mesin e DJ më të suksesshëm në botë si Calvin Harris, David Guetta, Dj Snake, Kygo dhe Robin Schulz.