Showbiz

Renis Gjoka publikon foton e ëmbël me vajzën e tij

Pak javë më parë këngëtari dhe ish-trajneri i “The Voice Kids Albania”, Renis Gjoka zbuloi se u bë baba për herë të parë.

Ky lajm erdhi krejtësisht si surprizë për publikun për të cilët ishte ende mister lidhja e tij me partneren Jona. Megjithatë, dashuria për vogëlushen e tyre Aura nuk e ka mbajtur dot sekret duke e bërë Renisin që të shpërndajë disa herë foto me të.

E njejta gjë ka ndodhur edhe pak orë më parë kur këngëtari i muzikës rrok, ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto ku shihet duke pushuar me bukuroshen e tij.

Kjo është hera e parë që artisti ka zbuluar portretin e Auras duke e shoqëruar foton edhe me diçiturën “Sa të du moj”.