Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, Vjosa sjell përmbytjet e para!

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që niveli i ‘Vjosës’ të rritet. Mësohet se lumi ka devijuar rrjedhën norale në afërsi të Urës së Mifolit duke sjellë përmbytje në pjesën e tregut të gjësë së gjallë.

Në zonën e Përmetit niveli i Vjosës ka arritur 5.3 m ndërkohë qe pika kritike është 5.4.

Kjo situatë mund të sjell përmbytje në orët në vijim, ndërkohë që situata po monitorohet në terren, dhe pikërisht në urën e Mifolit.

Reshjet e dendura të shiut, kanë sjellë probleme edhe pranë nënkalimit të autostradës në Fushë-Mamurras të Kurbinit. Reshjet kanë përmbytur pjesën e nënkalimit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu dhe shkak mbetet bllokimi i zgarave të kullimit të ujërave dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.

Niveli i ujit arrin në kuota të larta, duke bllokuar terësisht kalimin ndërsa drejtuesit e automjeteve detyrohen te zgjedhin rrugë alternative për të lëvizur.