Showbiz

Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij do të bëhen sërish prindër

Këngëtari i famshëm Ricky Martin së fundmi ka qenë i angazhuar me kontributin e tij për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe për këtë u vlerësua edhe me një çmim në fushatën e të drejtave të njeriut në Washington.

Teksa ka marrë çmimin e tij këngëtari mbajti edhe një fjalim gjatë të cilit zbuloi edhe një lajm të bukur. Familjes së tij do t’i shtohet edhe një tjetër fëmijë.

Ai dhe bashkëshorti i tij Jwan do të bëhen sërish prindër dhe për këtë ndihen jasht mase të lumtur. Ata janë gjithashtu baballarët e dy binjakëve simpatikë Valentino dhe Matteo.