Showbiz

Ricky Martin kujton me emocion fillimet e karrierës

Ai është i njohur për hitet e tij ndërkombëtare “Livin’ La Vida Loca” dhe “She Bangs” por gjatë kohës kur ka lançuar këto projekte nuk ka qenë aspak i lumtur.

Në një intervistë për “Proud Radio Podcast”, këngëtari 48-vjeçar kujtoi me shumë emocion fillimet e karrierës së tij kur mori një famë të jashtëzakonshme por nuk dilte dot hapur me orientimin e tij seksual.

“Unë isha mbreti i botës. Muzika ime po dëgjohej kudo në botë, pavarësisht gjuhës. Mund të bëja toke me Zotin, po e jetoja jetën në maksimum. Por, isha i palumtur, isha i trishtë dhe në depresion” -tha ai duke prekur të gjithë audiencën.