Showbiz

Rihanna krah futbollistit shqiptar

Ndeshja e Arsenal kundra Evertonit ka rezultuar në fitoren e kësaj të parës ku bën pjesë edhe futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi.

Lojtari ka përjetuar një sërë emocionesh në fushë pasi krahas fitores së merituar me rezultat 5:1, është fotografuar edhe me yllin e muzikës pop, Rihanna.

Këngëtarja e famshme është gjithmonë pjesëmarrëse në ndeshjet e Arsenalit por këtë herë duket se i solli shumë fat skuadrës së saj të zemrës. Futbollisti shqiptar dhe Rihanna kanë pozuar së bashku për disa foto pas ndeshjes të cilat ai i ka postuar në profilet e tij sociale.

“Faleminderit që kryqëzove gishtat për ne, kjo ka funksionuar gjithmonë”– ka shkruar Shkodrani në diçiturën e fotos.