#thuajmepepsi Showbiz

Rikthehet sezoni i dytë i #thuajemepepsi

#thuajemepepsi startoi sezonin e saj të parë korrikun e këtij viti dhe arriti të shndërrohej në një nga programet radiofonike më të dëgjuar të momentit. Me të ftuar personazhet më të njohur shqiptar, ku bashkëprezantuan programin me Dojna Memën, duke folur për jetën e tyre personale dhe atë profesionale, #thuajemepepsi u bë një burim i lajmeve rozë për shumë portale.

Me 29 të ftuar special, 30 tematike të ndryshme, mbi 450 postime në rrjetet sociale, 290 të intervistuar nga mikrofoni i Top Albania Radio, #thuajemepepsi mbylli suksesshëm sezonin e saj parë për t’u kthyer përsëri në sezonin e saj të dytë me të ftuar të rinj dhe surpriza të ndyshme.

Edhe këtë sezon, programi do të drejtohet nga moderatorja simpatike Dojna Mema, së cilës çdo të hënë, të martë dhe të enjte do i bashkohen në prezantim personzhe të ndryshëm të showbiz-it shqiptar.

Ndryshe nga sezoni i parë, ky sezon i #thuajemepepsi do të vijë ditën e hënë, të martë dhe të enjte ora 19:00 me 20:00.

Mos humbisi #thuajemepepsi, duke filluar nga 4 dhjetori, në Top Albania Radio.