Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj në një gjendje jo të mirë shëndetësore?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Rina ka shqetësuar paksa fansat me një postim që ka bërë në profilin e saj të Instagramit, ku shihet me vigonin në krahë, ndërkohë që merr serum. Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur, por nga galeria e fotografive që ka publikuar mund të jetë lodhja e madhe arsyeja që Rina është në këtë gjendje.

 Në një fazë të çuditshme të jetës sime në Instagram

Së fundmi Rina ka marrë pjesë në një nga koncertet e ish-të dashurit të saj, Sin Boy dhe ka postuar video në rrjete sociale, ku shihet duke kënduar pjesën e saj në bashkëpunimet e tyre nga ana tjetër e skenës teksa ai performonte.