Celebrities Gossip

Robert Berisha në një lidhje me modelen e njohur?

Robert Berisha njihet për karakterin e tij shumë të drejtpërdrejtë dhe asnjëherë nuk ngurron të thotë atë që mendon. Shpesh këngëtari përflitet për lidhje me vajza të ndryshme të showbiz-it kjo për shkak se natyra e tij ngacmuese me vajzat gjithmonë i bën portalet të dyshojnë.

Së fundmi, Roberti u përfol për një lidhje me prezantuesen bukuroshe Albana Osmani, pas një komenti tepër flirtues në një postim të saj. Teksa Albana pyeste ndjekësit se përse mendonin se ajo ishte ‘single, Roberti komentoi që prej asaj dite nuk do të ishte më.

Por, jo vetëm me Albanën, pasi ndryshimet kanë nisur dhe për bashkëprezantuesen e emisonit të tij “Robi plaket kur don vet”. Në një bisedë online me ndjekësit e tij, Roberti u pyet nëse është në një lidhje me “Miss Kosova 2019”, Eriona Sejdiun.

Ai tregoi jo vetëm që mes tyre ka shumë vite diferencë, por dhe Eriona është pjesë e familjes së tij.

23 vite diferencë edhe e kam të familjes. 

Së fundmi, pas thashethemeve në portale se Nora dhe Roberti janë rikthyer sërish bashkë pasi u fotografuan duke ikur bashkë me pushime, këngëtarja reagoi me anë të një Instastory duke treguar se përveç respektit si ish- partner dhe lidhjes si prindër të Renee, vajzës së tyre nuk ka asgjë tjetër më shumë apo ndonjë ribashkim në horizont.