Showbiz

Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult në garë për rolin e “Batman”

Që pas largimit të Ben Affleck nga kasti i “Batman” është përfolur se cili do të jetë protagonisti i ri i këtij filmi.

Fillimisht “Warner Bros” përzgjodhi Robert Pattinson si aktorin më të duhur për këtë rol por fansat e superheroit nuk ishin aspak dakort.

Ata nuk e mendonin dot që një aktor i cili u bë i famshëm nga roli i tij si vampir papritur të kthehet në superheroin më të dashur të publikut.

Me anë të një peticioni online, fansat e “Batman” votuan që produksioni të marrë Nicholas Hoult për këtë rol. Sipas tyre, vetëm ai mund të përfaqësojë denjësisht protagonistin që pas Ben Affleck i cili u përjashtua për shkak të varësisë së tij nga alkooli.

Të dy aktorët do të konkurrojnë në disa audicione derisa të vendoset se cili prej tyre do të jetë “Batmani” i ri.