Showbiz

Robert Pattinson është zyrtarisht Batmani i ri

Mes shumë konfliktesh mes produksionit dhe fansave të “The Batman” se kush do të jetë superheroi i ri, ky i pari ka marrë vendimin përfundimtar.

Robert Pattinson do të jetë Batmani i ri dhe tashmë nuk ka kthim pas. Edhe pse fanatikët e këtij filmi nisën një peticion online që “Warner Bros” të merrte Nicholas Hoult për protagonistin duket qartë se ata i kanë qëndruar besnikë zgjedhjes së tyre të parë.

Xhirimet për filmin e ri të “The Batman” do të nisin këtë verë. Filmi pritet të shfaqet në kinematë botërore më 25 qershor të vitit 2021.