Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati sapo na tregoi se po bën një punë të palodhshme për projektet e reja muzikore!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar jo vetëm duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja por dhe me angazhimin me koncerte. Jo vetëm në vendin tonë, por e sapoardhur nga një koncert në Itali, Ronela ka treguar se do të ikë menjëherë në prova baleti për videoklipin e këngës së re edhe pse është ende shumë e lodhur.

Sapo erdhëm nga Italia duhet të shkojmë të bëjmë tani urgjentisht prova baleti se jemi shumë të shplodhur kupton, kemi bërë shumë pushime dhe duhet të bëjmë ca prova që të lodhemi çik.

E ftuar si pjesëmarrëse e Eurovision-it, bukuroshja i ka falur publikut spanjoll një super performancë duke na treguar se jo vetëm në Shqipëri por Ronela mbetet një divë kudo që shkon.