Gossip Showbiz

Rozana Radi poston foto ‘hot’!

Tani që erdhi vera, u hap zyrtarisht sezoni i plazhit dhe këtë e vërtetojnë fotot e shumta të postuara nga qytetarët, por sigurisht dhe nga VIP-at shqiptarë.

Këngëtarja shumë e dashur, e cila po bën një pauzë të shkurtër nga bota e muzikës, Rozana Radi, shfaqet tepër aktive nëpër rrjete sociale dhe këtë herë ajo ka postuar një foto nga pushimet e saj, ku zbulohet se ajo ka zgjedhur t’i kalojë pushimet e saj në Turqi.

https://www.instagram.com/p/CQTGphrhKXe/?utm_source=ig_web_copy_link

Në imazhet e ndara me të gjithë ne, Rozana duket tepër sensuale dhe në formë. Ajo mban veshur një trupore në ngjyrë të zezë, ku duken fare qartë linjat e theksuara trupore teksa qëndron brenda një pishine buzë detit.

Nga postimet e saj të shumta në Instagram mund të vëmë re se artistja po i shijon në maksimum pushimet e saj.

https://www.instagram.com/p/CQROffHJxRS/?utm_source=ig_web_copy_link