Fashion

Rregullat e reja e të veshurit bukur!

“Fuqia e veshjeve” dikur ishte një çështje joshëse si vetë pushteti. Në fund të fundit, kush nuk do të donte të vishej gjithmonë bukur? Ju jeni një njeri kompleks që e kuptoni se përkufizimi i “fuqisë” në vetvete, e lëre më sesi komunikohet përmes veshjet tuaja, po ndryshon.

Sidoqoftë, rrobat mund të flasin shumë për karakterin, besimin dhe praninë e mendjes tuaj. A ka ende një vend në botën tonë post-pandemike veshja me energji të mirë? Padyshim, por jo siç e dinim. Ne po mendojmë më pak agresivitet, më shumë personalitet dhe shprehje në pamjen tuaj.

Këtu janë pesë mënyra për t’u veshur e për t’u dukur “fuqishëm” bukur me veshjet tuaja…

1. Kostum ‘louche’

Truku më i fundit i Giorgio Armani ishte veshja e ekipit të futbollit të Italisë dhe stafit stërvitor me kostume të shkëlqyeshme për turneun e futbollit Euro 2020. Ky kostum nga Umit Benan B+, është një shembull i pastrukturuar dhe i pakuptimtë i përshtatur nga mëndafshi i zhdërvjellët, ndërsa pantallonat koordinuese ofrojnë më shumë se një përshtatje të rehatshme, të ftohtë dhe bashkëkohore. E kombinuar me një orë të BAUME&MERCIER dhe një çantë të LOEWE do të dukeni një zotëri i vërtetë.

2. Golfi

Ekziston një arsye pse shefi i ndjerë i Apple, Steve Jobs mbante gjithmonë një golf të zi të mbyllur. Padyshim që është “lajkatarë” për çdo lloj trupi. Por veshja gjithashtu ka cilësi më pak të prekshme, më abstrakte. Golfi i ngushtë te qafa tregon një lloj serioziteti. Ndoshta pak modeste ama e bën personin që e ka veshur të ketë një vendosmëri në vetëvete. E kombinuar me një palë pantallona nga Marni dhe këpucë nga Officine Creative është gjithçka që ju duhet për të qenë sa më stil.

3. Aksesorët më të spikatur

Nocioni që aksesorët e bëjnë njeriun më stil nuk është i ri. Çanta e shkëlqyer Fendi dhe atletet James nga TOM FORD janë ato aksesor që patjetër ju mungojnë për tu dukur sa më ‘cool’. Për këto atlete përdorni çorapet nga CHARVET. Nëse ende nuk keni kostumin e duhur sportiv në garderobë, ky kostum nga SSAM i jep zgjidhje dilemës suaj se më çfarë t’i kombinoni. Edhe një pallto nga DRIES VAN NOTEN nuk i bën askujt dëm. Madje do dukeni shkëlqyeshëm bukur.

4. Print i guximshëm

Ku ishit kur kuptuat fuqinë e pakundërshtueshme të një printi të guximshëm? Veshja e një modeli këmishë më print konsiderohet një lëvizje e fuqisë dhe kërkon një shkallë të lartë besimi në veten tuaj, për të mos përmendur zgjedhjen tuaj të veshjeve, për të ditur se të gjithë sytë do të jenë nga ju kur të hyni në një dhomë.

Perfekte do të ishte kombnimi i këmishës lara-lara nga BODE, një çantë kapriçioze, nga JW Anderson dhe çorapet nga MR P., si dhe me një varëse nga ROXANNE ASSOULIN apo PEYOTE BIRD është gjithçka që i mungon stilit tuaj për të dalë pak nga monotonia.

5. Xhaketë me ngjyra

Pardesyja prej deveje mund të jetë veshja klasike që çdokush e dëshiron e ndërsa gratë e kanë “përqafuar” prej kohësh potencialin e fortë të një palltoje apo xhakete, veshjet e meshkujve duket se po mbesin prapa. Këtu, ne kemi përputhur energjinë e xhaketës ngjyra-ngjyra nga Gucci me një palë xhinse nga Marni. Përfundojeni pamjen me një bluzë të ndritshme nga Bottega Veneta dhe atlete nga New Balance.